Një sherr masiv me grushte ka ndodhur në kampionatin amerikan të basketbollit të femrave të NCAA, që përfundoi me 8 lojtare të përjashtuara në ndeshjen midis TCU (Texas Christian University) dhe George Washington.
Në Teksas, Bella Cravens (TCU) dhe Essence Brown (GW) nisën të kapeshin prej flokësh, që çoi në përfshirjen në sherr të shoqeve të skuadrës.
“Sinqerisht, nuk pashë nëse kishte apo jo tërheqje nga flokët. Por, nuk ka rëndësi kjo, nuk ka rëndësi se kush e nisi. Reagimi është ai që ka rëndësi dhe gjithmonë duhet të reagosh në mënyrën e duhur. Mund ta kontrollosh këtë element dhe është e qartë që nuk reaguam mirë”, tha Raegan Pebley, trajnere e TCU.
Nya Robertson, Jayla Thornton, Caia Loving, Nya Lok (George Washington), Lucy Ibeh dhe Roxane Makolo (TCU) ishin lojtaret e tjera të përjashtuara.
TCU e fitoi ndeshjen 70-58.
/a.r