Një shqiptar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së martës në Chieti të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.
Viktima është 49-vjeçari Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla. Sipas mediave italiane, ai sapo kishte mbledhur hurma nga një pemë dhe u përplas teksa kalonte rrugën nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar.
Ky i fundit ndaloi dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
/e.d