Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbardhur në SHBA, ku protagonist është një profet i vetëshpallur.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësi i një kulti poligamist me bazë në Arizona, Samuel Rappylee Bateman, 46 vjeç, kishte krijuar një grupim fetar, ku predikonte se ishte vullneti i zotit që ai të kishte shumë gra, e mbi të gjitha të kryente marrëdhënie me vajza të mitura.
Detaje më i tmerrshëm i zbuluar nga hetimet e FBI, është se ai i ofroi vajzës së tij 14-vjeçare një pako patatina Doritos dhe 50 dollarë, që ajo të martohej me të.
Gjithashtu, Bateman dyshohet se u ka thënë ndjekësve se ata duhet t’i ofronin atij vajzat dhe gratë e tyre, ndryshe do dënoheshin nga zoti.
Ai u arrestua pasi policia e kapi duke transportuar 3 vajza të mitura, 11 dhe 14 vjeç, me të cilat po planifikonte të martohej, ndërkohë që ka 20 bashkëshorte të tjera, mes tyre vajza të mitura.
/e.d