Fqinjët e Gert Shehut kanë dhënë një intervistë për mediat ku kanë treguar mbi sjelljen e 31 vjeçarit në përditshmëri.
Një prej moshatarëve të tij ka deklaruar se Shehu konsumonte lëndë të ndryshme narkotike. Ndërsa shtoi se agresori i Berishës ishte edhe praktikant i besimit islam, duke zbuluar se gjithmonë i përshëndeste me shprehje fetare.
Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje”-u shpreh një prej fqinjëve.
Një tjetër prej fqinjëve, tha se veprimi që kishte bërë i riu ishte si pasojë e një ngarkese psikologjike që mund t’i kishte ndodhur nga gjuha e ashpër mes politikanëve dhe situata në vend.
“Më kishte thënë që është i sëmurë ai djali. Këta njerëz ngarkohen vetë, karikohen nga këto llafet. Ndac të djathtët e të majtët kanë gjuhë sherri në parlament dhe këta njerëz ngarkohen psikologjikisht. Është si puna e tifozëve.
Një herë e kam parë atë djalin, ka qenë i sëmurë. Mbesa ime më ka thënë që është nga Tepelena, ka familje shumë të mirë. Ai ka vepruar gabimisht”-tha një tjetër prej fqinjëve.
/s.f