Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës së sulmuesi ndaj tij Gerti Shehu është punonjës i policisë kriminale. Sipas Rrumbullakut, Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale dhe se nuk është përdorur kurrë si infiltruar apo si burim informacioni.
‘Incidenti i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj deputetit Berisha. Polica reagoi duke ndaluar agresorin, aktualisht po fillojnë hetimet për të pacaktuar dinamikën e ngjarës.
Në lidhje me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp ku pohoi se Greti Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë opinionin publike se Gert Shehu, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit.
Nuk është përdorur kurrë si i infiltruar apo si burim informacionit. Policia shpreh keqardhjen për deklaratat.’- tha Rrumbullaku./m.j