Pasi u prit nga Kryeministri Rama në nisje të Samitit në Tiranë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç doli para gazetarëve, për të dhënë disa komente të nisje të këtij takimi të rëndësishëm të Liderve të BE me vendet e Ballkanit Perendimor.
I pyetur në lidhje me qasjen ndaj Rusisë, për të cilën BE ka kërkuar nga Serbia distancim, Vuçiç tha se Serbia është e angazhuar nërrugën e asaj europiane por nga ana tjetër është një vend i pavarur që mbron interesat e veta.
Presidenti serb shtoi gjithashtu se integriteti i saj territorial është shkelur në vitin 1999 dhe 2008, duke nënëkuptuar këtu luftën e Kosovës për Pavarësi dhe ndërhyrjen e NATO-s
“Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur, ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur.
Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rreme, por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu. Ne do të mbrojmë interest e Serbisë në raport me Kushtetutën tonë”, tha presidenti serb.
/s.f