Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis sot ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ai do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani.
Më herët, Kryeministri Mitsotakis kishte parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës. Por e përditshme greke “Kathimerini” raporton sot se kjo vizitë është anuluan dhe do të zhvillohet në një datë tjetër të pa përcaktuar.
“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë greke të publikuar nga “Kathimerini”.
Pas samitit të sotëm në Tiranë, Kryeministri grek Mitsotakis do të zhvillojë takim edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
/a.r