Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.
Gjatë operacionit në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues Darling Gjonin dhe pasagjer Amarildo Ndrecën. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 25 vjeçarit Darling Gjoni dhe Amarildo Ndrecës 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/a.r