Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos jetë në gjendje të përdorë shumicën e armëve bërthamore të Rusisë dhe forcat ukrainase mund të tentojnë një sulm tjetër në urën e Krimesë, sipas raportimeve nga një takim i nivelit të lartë të sigurisë në Kremlin.
Personat brenda Kremlinit mendojnë se presidenti rus mund të ketë probleme me përdorimin e 87% të raketave bërthamore të vendit, ndërsa Perëndimi ka frikë se ai do të urdhërojë një sulm bërthamor mbi Ukrainën , apo edhe vendet e NATO-s, duke ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta të mbrohet nga pushtimi.
Megjithatë, pretendimet e bëra sot tregojnë se një pjesë e madhe e arsenalit bërthamor vdekjeprurës të Rusisë mund të jetë i papërdorshëm dhe mund të jetë vetëm “mbetje bërthamore”.
/e.d