Hoffenheimi ka emëruar Julian Nagelsmannin si trajner, duke u bërë kështu trajneri më i ri në histori të Bundesligas.
28-vjeçari, i cili ishte trajner i ekipit U-19 të klubit, pritej të merrte drejtimin e Hoffenheimit në fund të këtij sezoni, por trajneri i deritanishëm Hubb Stevens u detyrua të japë dorëheqje shkaku i problemeve shëndetësore, duke ia mundësuar trajnerit të ri që të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
“Së bashku me Julianin, ne përsëri i analizuan rreziqet që menduam edhe gjatë vjeshtës dhe vendosëm se është më mirë që ai të fillojë më herët”, ka thënë drejtori i klubit Peter Gorlich. “Ai mezi pret të nis punën e re dhe mund ta rifreskojë ekipin”.