Ndeshja Serbi-Zvicër në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit përfundoi me fitoren e “helvetëve”, duke marrë edhe ngjyrime politike.
Zvicerianët arritën të kualifikohen në fazën e 1/16-ave, ndërsa serbët i thanë “mirupafshim” kompeticionit, gjë që duket se e kanë të vështirë ta pranojnë, për shkak se humbjen ua shkaktuan futbollistët shqiptar si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri që luajnë për Zvicrën dhe për këtë arsye kanë nisur konspiracionet.
Në një emision televiziv në Serbi, një i ftuar bëri deklaratën e çmendur duke theksuar se zviceranët paguan shtriga shqiptare për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.
“Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë”, deklaron i ftuari në studio.
Kjo video është publikuar në Twitter dhe tashmë po bën xhiron në rrjet.
/e.d