Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi ka dalë në deklaratë për të informuar në lidhje me primaret e Partisë Demokratike të cilat u zhvilluan dje. Vokshi ka dhënë numrin e votave të kadidatëve të Tiranës ku Këlliçi dhe Alimehmeti ngelen në garë pasi ka shkuar në balotazh.
“Numërimi është bërë në 6 qendra, prezent kanë qenë kryetarët e degëve, secili nga 7 kandidatët ka caktuar një vëzhgues për të parë nëse numërimi bëhej siç duhet. Ankesat janë adresuar në Komisionin e kryesuar nga Ivi Kaso. Numërimi është bërë edhe LIVE. Ka qenë procesi më tranparent i numërimit. Komisioni qendror i numërimit në procesverbal bën me dije se numri total i votuesve është 8470. Vota të vlefshme kanë qenë 8441, të pavlefshme 49. Numri i votave:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Nga përllogaritja rezulton se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë 50%+1 vota dhe kjo e çon në balotazh garën mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Në ditët në vijim ju informojmë se kanë mbërritur pothuajse të gjitha kutitë e votimit dhe priten vetëm kutitë nga vendet e largëta. Si proçedurë është verifikimi i materialeve zgjedhore dhe gjatë ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për fituesit”, tha Vokshi.
/s.f