Të martën më datën 6 dhjetor pritet të zhvillohet një samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar praninë e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Por një gjë e tillë ende nuk mund të thuhet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, nga Maqedonia e Veriut, pritet të mbërrijë një delegacion i vogël.
Delegacioni do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
I pranishëm do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
- Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
- Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
- Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
- Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
- Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
- Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
- Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
- Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
- Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
- Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
- Kryeministri i Maltës, Robert Abel
- Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
- Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
- Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
- Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
- Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
- Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
/s.f