Në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, Policia ka goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrance 29-vjeçarit G.D, banues në Durrës.
Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari.
Në karrocerinë e kamufluar të kamionçinës u gjetën 27 emigrantë, të cilëve 29-vjeçari u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.r