Kandidati i “Rithemelimit’ për primaret e Sarandës Armando Magallara njofton se është larguar zyrtarisht nga Partia Demokartike. Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, Magallara del kundër reulztateve të ‘Primareve’ të Saradës teksa thekson se nuk kishte pasur garanci nga ana e Berishës apo e Nokës. Ndër të tjera, Magallara shprehet se drejtuesit e ‘Rithemelimit’ nuk ishin angazhuar për të pasur një proces të drejtë votimi dhe numërimi.
“Kam kërkuar garanci për drejtësi pasi PD Sarandë e ka uzurpuar fondacioni Soros (ka lidhje me koncensionin e Butrintit) ku unë kam qenë kundra. Kam kërkuar garanci tek Sali Berisha asgjë. Kam kërkuar garanci tek Flamur Noka asgjë. Kam kërkuar garanci tek Albana Vokshi asgjë. Etj etj (Disponoj të gjitha sms). Unë doja të kontriboja për qytetin tim se e dua. Unë jam rezident në Londër dhe pjesën që do të jem në Sarande do të kontriboj përsëri Në PD e gjithë Shqiperisë ka akoma pak njerëz që besojnë se ajo është Parti Demokratike. Nga sot largohem nga Partia Demokratike! Është koha të perkushtohem më shumë bizneseve. Falenderoj shumë, shumë ata qe patën besim tek unë. Neveris ata që punojnë me barbarët për shkatërrimin e këtij qyteti”- shkruan Magllara në reagimin e tij.
Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk është mbyllur ende. Kjo pasi gjashtë bashki kanë shkuar në balotazh, përfshirë dhe Tiranën. Belind Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. “Imune” kanë qenë Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë të PBDNJ-së dhe Vangjel Dules, ndërsa shumë bashki të tjera janë ende pa rezultat.
/a.r