Jo vetëm gjeste zemërimi, si ai i shfryrjes së Lukaku kundër pankinës, duke e goditur me grusht, pas eliminimit të Belgjikës, apo edhe më keq sulmet ndaj treshes së arbitrave nga lojtarët uruguajanë.
Ka edhe nga ata, si Szczesny, që lënë mënjanë zhgënjimin personal për të ngushëlluar ata që me sa duket e kanë marrë shumë më keq se ai eliminimin nga Botërori i Katarit.
Imazhet e portierit të Polonisë dhe Juventusit po thyejnë rrjetin, teksa mundohet të ngushëllojë djalin e tij në fund të lojës, i përlotur pas humbjes ndaj Francës.
Szczesny, protagonist i një Botërori të mrekullueshëm, gjithsesi, i cili priti dy penallti në tri ndeshje, tregon kështu një anë intime, por shumë të vlerësuar të karakterit dhe ndjeshmërisë së tij.
/a.r