Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me lajmin se bonusi i bebes u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit.
“Me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
Kreu i qeverisë thotë se qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
/a.r