Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Botëror ndërmjet Anglisë dhe Senegalit e cila po zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”.
Dy gola janë shënuar në 45 minutat e para me anglezët që e kanë gjetur golin e aventazhit në minutën e 39’ përmes mesfushorit Henderson i cili realizoi nga brenda zonës pas asistimit perfekt të Bellinghamm, ndërsa Harry Kane e thelloi atë në minutat shtesë.
Fituesi i kësaj ndeshje do të ballafaqohet me Francën në çerekfinale të Kupës së Botës.
/s.f