Krahas emocioneve dhe rezultatit që prodhoi ndeshja e së premtes në Katar mes Serbisë dhe Zvicrës, forcat e sigurisë në Katar duket se ishin me masa e rregulla të shtuara, kjo për të shmangur cdo incident, me tifozëve serbë e shqiptarë në stadium.
Një ndër këto masa, ishte edhe ndalimi i flamurit shqiptar në stadiumin ku do të luhej ndeshja, me qëllim shmangien e ndonjë përplasjeje. Mirëpo, duket se asgjë nuk i ndali tifozët shqiptarë të valëvisnin në këtë ndeshje flamurin kuqezi.
Ashtu sic duket edhe në videon e siguruar për Top Channel, janë të shumtë tifozët që arritën të depërtojnë në shkallët e stadiumit me flamurin brenda, edhe pse më pas efektivë të policisë në Katar, kanë shkuar për t’ia marrë atë.
Ndeshja Serbi – Zvicër përfundoi dje me rezultatin 2-3, rezultat që i dha Zvricës kualifikimin për në turin tjetër në këtë Botëror.
/e.d