Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se është personi që ka dhunuar mbrëmjen e 30 nëntorit mjekun 60-vjeçar Vladimir Shuli në Gramsh.
Mësohet se i riu me iniciale A.B, e ka dhunuar mjekun për motive të dobëta, që nuk kanë lidhje me profesionin e Shulit.
59-vjecari është gjetur ne gjendje kome nga te afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit te Traumës në Tirane. Aktualisht mjeku ndodhet ne gjendje kome dhe po lufton me jetën. Shuli ushtronte profesionin si mjek familjeje prej vitesh në qendrën shëndetësore ne lagjen “Sporti”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 60-vjeçar që është dërguar në spital, me dëmtime në fytyrë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi V. Sh., 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Shtetasi V. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/e.d