“Shteti dhe Kombi” ka qenë tema e diskutimit këtë të premte ne emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.
E ftuar në studio historiania Nevila Nika tha se nuk mund të ketë komb shqiptar dhe komb kosovar, ka vetëm një komb është ai shqiptar. Sipas tij targetimi si komb kosovar ka tendenca dashakeqe.
Pjesë nga biseda:
Nika: Absolutisht jo. Është një qasje shumë e gabuar. Për Maqedoninë e Veriut do thoshim ka një komb Dibran, ashtu është edhe Kosova. Nuk mund të themi kemi një komb Çam. Ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Është diçka e trashëguar, është majisur lkjo lloj plage, a thua se jemi në Perandorinë osmane, nuk shkon të flasim me këtë gjuhë,. Ka shqiptarë kudo që i përkasin një krahine të caktuar.
Karadaku: Ju jeni mbesa e Hasan Prishtinës?
Karadaku: Ju vetë kur e keni hasur për herë të parë kombi kosovar?
Nika: Kombi kosovar këto vitet e fundit është themeluar si e tillë. Deri në fundin e diktaturës ishte e vështirë të dalloje një Ulqinak nga një Prishtinali, ishte një mungesë informacioni e frikshme. Kujton në 69-n kur erdhën për herë të parë pas kremtimeve të Gjergj Kastriotit erdhën një grup i madh i shqiptarëve të Kosovës, dhe njëri nga shokët tanë tha kishin ardhur autobusë me targa Jugosllavie dhe flisnin shqip. Një tjetër shok tha do të rrah ata janë shqiptarë. Kishte padituri nuk njihnim asgjë. Sot edhe kur flasim në media thonë këngëtarja me origjinë shqiptare, jo, këngëtarja shqiptare, nuk flitet me origjinë., E thonë vazhdimisht, i themi me origjinë shqiptare dikujt tjetër. Është shumë e gabuar, ndoshta edhe dashakeqëse./m.j