Portugalia dhe Koreja e Jugut janë dy skuadrat e radhës që prejnë biletën për në 1/16 e Botërorit të Katarit. Ndeshja direkte mes tyre përfundoi 2-1 për aziatikët, të cilët me këtë triumf renditen përfundimisht të dytët, pas luzitanëve (6 pikë).
Të besuarit e Santos do vendosnin sfidën në shinat e duhura që në minutën e pestë. U duk se do ishte gjithçka e lehtë për Ronaldon me shokë, por nuk rezultoi kështu, pasi koreanët do barazonin me Kim, në minutën e 27-të.
Në fraksionin e dytë u vu re dominim i portugezëve në qarkullimin e topit, pa mundur dot të godasin shumë herë portën e kundërshtarit. Kundërsulm fantastik i Koresë së Jugut (4 pikë) në fundin e ndeshjes për të siguruar kualifikimin falë golit të Chan.
Ndersa Uruguaji e mbyll këtu aventurën në Botërorin e Katarit, edhe pse mundi 0-2 Ganën.
Ganezët kishin shansin e artë për të marrë avantazhin, por nuk ia dalin dot, pasi Ayew gaboi nga pika e bardhë.
Ekipin e Alonsos do e nderonte De Arrascaeta. Mesfushori i Flamengos, jo shumë protagonist në sportin më të ndjekur në botë realizon dopietë brenda fraksionit.
Pjesa e mbetur e lojës do fliste për uruguajanët që do rrisnin presionin, do kërkonin edhe penallti në fund, por sipas kryesorit asgjë nuk kishte, duke bërë kështu që të jenë ata që do kthehen përpara kohe në shtëpi. Zhgënjim total për Suarez me shokë, me vetëm katër pikë dhe vendi i 3-të në grup.