Vetëm për të mos rënë në dorë të policisë, Sokol Halili, autori i vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi, ka kryer ditën e sotme vetëvrasje.
Autoritetet në Kosovë njoftuan se policia arriti ditën e sotme ta lokalizonte Halilin, pas dy ditësh në arrati, por me gjithë përpjekjet për ta bindur që ai të dorëzohej, ai zgjodhi që t’i jepte fund jetës së tij.
Në media janë shpërndarë dhe momentet kur policia i kërkon Halilit të dorëzohet.
Sipas mediave kosovare, policia ishte duke negociuar me babain e tij për dorëzimin e të birit.
Babai doli jashtë shtëpisë për të folur me zyrtarët e policisë duke iu thënë se i biri do të dorëzohej.
Në atë moment, Sokol Halili vrau veten me armë zjarri.
Sokol Halili vrau ish-gruan e tij, Hamide Magashin në oborrin e QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë./m.j