Gjykata e Lartë ka plotësuar më në fund kolegjin penal që do të rigjykojë organizatën Hakmarrja për Drejtësi.
Për shkak se kjo çështje është gjykuar vite më parë nga kjo gjykatë, institucioni në fjalë nuk arrinte të plotësonte pesë anëtarët e kolegjit, pasi shumë nga anëtarët aktualë të dikasterit kishin marrë pjesë në gjykimin e mëparshëm të kësaj çështjeje.
Top Channel bën të ditur se pas plotësimit të kolegjit penal, është caktuar data 24 shkurt, kur pritet të rinisë gjykimi ndaj 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale.
Hakmarrja për Drejtësi akuzohet për dhjetëra krime, si vrasje dhe garbitje të kryera kryesisht gjatë viteve 1992-1996.
Çështjen në fjalë e ktheu për rigjykim në instancën më të lartë gjyqësore Gjykata Kushteteuse, pas padisë së bërë nga i akuzuari kryesor i këtij grupi, Orik Shyti, i cili u dënua në munegsë me burgim të përjetshëm.