Ish guvernatori Ardian Fullani kërkon një dëmshpërblim prej rreth 37.68 milionë lekësh nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi, të cilat i ka paditur në gjykatë për ndërprerjen e mandatit të tij si Guvernator.
Fullani u shkarkua në shtator të viti 2014 dhe në padinë që ka depozituar pranë Gjykatës Administrative, kërkon pagën dhe përfitimet e tij si guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Mandati i tij do duhej të mbaronte më nëntor të viti 2018, që do të thotë se Fullani kërkon pagën e tij për 50 muaj.
Paga si guvernator në BSH– 6.307.308 paga
Honorare si anëtar i KM në BSH vjetore– 2.737.800 KM honorare