Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se sukseset janë të dukshme në vendin tonë, ndërsa theksoi se duhet të punohet dhe më shumë kundër luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej presidenti gjerman bëri një thirrje dhe për opozitën dhe qeverinë.
“Sukseset janë dukshëm të identifikueshme. Keni realizuar reforma administrative, është ngritur një prokurori speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm në BE. Ju lutem vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen, punoni në sprasjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijoni reformën në drejtësi dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Mendoj se destinacioni drejt BE-së ia vlen të bëni këtë përpjekje”- tha ai.
Presidenti gjerman foli për lidhje të ngushtë mes dy vendeve duke veçuar se mbi 70 mijë shqiptarë jetojnë në vendin e tij.
“Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Edhe në fushën e sportit punojmë me njëri-tjetrin. Jam këtu pranë jush pak muaj pasi u çelën negociatat për Shqipërinë. Kam parë me gëzim se si shtetet e BE kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që kanë përmirësuar jetën e rajonit. Së shpejti do të mjaftojë vetëm mjeti i identifikimit për të kapërcyer rajonin. Së shpejti do të njihen diplomat profesionale. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj.”- tha ai.
/s.f