Pas një sërë replikash mes tij dhe Berishës, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është ndërprerë nga ish kryetarja e Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli. Rama ka gjetur rastin të ironizojë me demokraten, duke i thënë që do të ishte më mirë të heshtte, pasi edhe ajo vetë nuk e duron dot kryetarin e PD-së, kështu që nuk është e nevojshme që ta mbrojë në parlament.
Pse keni gënjyer publikun shqiptar në mënyrë të përsëritur dhe keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë, që drafti i byrosë kombëtare të hetimit që qeveria shqiptare ka sjellë në parlament është drafti me të cilin jeni dakortësuar ju.
Ju të tjerët që në kopshtin pa drekë, nuk ju japin as drekë, ka mundësi të mos flisni se nuk dini gjë.
Jozefin të lutem lërë poetikën sepse kjo është e vërteta. E keni bërë PD, dhe ti e di shumë mirë se në dorë të kujt ka ngel PD. Të paktën mos bëj hipokrizi se dihet botërisht se cfarë mendimi ke ti për administratorin e kopshtit poa drekë. Ti e di se cpo heq dhe sesi po mbahesh.
Po them një gjë që ti e thua përdit me atë që takon. Mos më ndërhy tani.”- ka thënë Rama.