Ish Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një vepër të kreut të qeverisë Edi Rama, daljen në intervistë të bashkëshortes së ish Diktatorit Hoxha. Berisha tha se intervista e Nexhmije Hoxhës është një gafë e madhe, në kushtet kur më datën 14 shkurt, në Tiranë do të mbërrijë për vizitë zyrtare John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit
“Dënoj aktin tuaj të papërgjegjshëm,që në prag të kësaj vizite ju nxirrni korbin e zi, zonjën Hoxha. Ky këtuqë është pas meje ka vite të tëra që deshte të bëhej një djalë i familjes së tyre por nuk u bë dot. Ishte një akt i papërgjegjshëm, nxjerrja e zonjës së zezë.
Nexhmije Hoxha është dora e zezë, është një kriminele pothuajse e të njëjti kalibër me të shoqin. Pasi u debiloz nga sëmundja e të shoqit, lexoni po të doni memot e sekretarit të Hoxhës, cfarë thotë. Cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e ndryshonte Nexhmija si deshte. Që do të thotë se në vitet e sëmundjes së Enverit e deri në vdekjen e tij, cdo gjë vinte nga Nexhmija.
Na nxjerr në intervistë Nexhmijen për të mbrojtur krimet makrabre. Kjo kurrë nuk mund të ndodhte në pragun e ardhjes së sekretarit të sthetit. Por më vjen mirë sepse kjo tregon se ti je i lidhur shpirtërisht me atë familje.”- tha Berisha.