Rrjeti i Grave në Kosovës bën thirrje për protestë nesër për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e maternitetit në Prishtinë.
Hamide Magashi u qëllua për vdekje në oborrin e maternitetit në Kosovë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31 vjeç, i cili është në kërkim nga Policia.
Përmes një komunikate për media, RrGK’ja i ka ftuar të gjitha qytetarët që t’i bashkohen nesër kësaj proteste që fillon në orën 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.
Njoftimi i plotë:
Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona… Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!
Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë.
Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!
Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë! Ja ka me nenshkru Zajednicën
/e.d