Argjentina ka mundur të fitojë ndaj Polonisë në këtë ndeshje të fundit të grupeve. Pjesa e parë ishte intensive, aq sa të kaltërit fituan edhe një penallti në minutën e 39-të pasi Szczesny goditi me pëllëmbë Messin gjatë një ndërhyrje për të larguar topin.
Messi merr përsipër penalltinë, por portieri polak bën mrekullinë duke e pritur. Pjesa e dytë nis ndryshe, ku Argjentina gjen golin me anë të Mac Allister pas një asistimi nga Molina në minutën e 46-të.
Messi me shokë tentuan disa herë të gjejnë golin e dytë, dhe ia arrijnë në minutën e 67-të me anë të sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez. Me këtë fitore, Argjentina e mbyll aventurën e grupeve në vendin e parë me 6 pikë dhe tashmë do të përballet në fazën tjetër me Australinë.
Sakaq, Meksika u përpoq por nuk ia doli të kualifikohej për në fazën tjetër të Botërorit. Pavarësisht fitores 1-2 ndaj Arabisë Saudite dhe barazimit në 4 pikë me Poloninë e vendit të dytë, meksikanët kthehen në shtëpi për çështje golavarazhi.
Ekipi i Renard do rezistonte në pjesën e parë por nuk ishte e thënë të bënte diçka të tillë edhe në pjesën e dytë.Martin bëri të ligjshme festën meksikane në minutën e 47-të, ndërsa pak më vonë, një goditje dënimi perfekte e Chaves shuajti të gjitha shpresat e arabëve për të marrë pikë nga ky takim. Një perlë kjo, e denjë për një nga golat më të bukur të kompeticionit.
Ky rezultati bëri që Arabia Saudite të humbë toruan në fushë, duke mos arritur dot më të dalë te loja e saj. Gjithsesi, në fund goli i nderit i takon Al Dawasarit.
/e.d