Lidhur me protestën që do të mbahet më 6 Dhjetor, ditë që do të mblidhet samiti BE-BP në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar ato që jetojnë në Tiranë që kanë familjarët e miqtë e tyre nga rrethet që të hapin dyert e shtëpive të tyre që me datën 5 Dhjetor pasi kreu i PD-së dyshon se “rrugët mund të bllokohen ditën që është thirrur protesta”.
Sali Berisha: Ju ftoj këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. Meqënëse ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve europianë, ky mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi që të vijnë ditën e protestës. Prandaj, ftoj ta shndërrojmë datën 5 Dhjetor, të hapim dyert tona për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi në rrethet tjera, t’i ftojmë në Tiranë për të protestuar me datën 6 të gjithë së bashku.
/a.r