Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet.
Në fjalën e tij Berisha foli mbi samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në tiranë më 6 dhjetor.
“Jemi në prag të një momenti historik jo vetëm për PD por për shoqërinë shqiptare. Kjo sepse në datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të PD dhe ato të Ballkanit Perëndimor në një samit. Ky është nder i papërsëritshëm për Shqipërinë, përzgjedhje gjeostrategjike e rëndi strategjike me të cilën Europa i thotë Putinit e të tjerëve se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.
Samiti në rrafshin strategjik, në interes absolut të shqiptarëve dhe i jep goditje të rëndë e fatale projektit të Vucicit, Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur i mbështetur haptas nga Lavrov, e jo më pak nga Soros e pasardhësi i tij Aleksis.
Edhe në këtë kontekst, samiti është i mirëpritur”, tha Berisha.
I cili per hir te se vertetes, vete ka marre gjysme miliuone euro nga Moska per te destabilizuar siotuaten ne Shqiperi. E thote raporti i CIA-s amerikane, ndaj shkaktojne habi deklaratat e Berishes ne kete “sektor”./m.j