Eljo Bitri është një prej personazheve të botë së krimit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pasi kundër tij, në kudër të operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK ka ngritur disa akuza, përfshirë edhe vrasjen.
Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se Bitri u arrestua në Holandë. Përveçse kërkohej nga Belgjika, ku akuzohet për vrasje, Bitri akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në 3 vrasje, atë të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe për “vrasje me paramendim” të viktimës Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
Ai akuzohet gjithashtu për “shkatërrim të pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Bitri akuzohet edhe ppër “shkatërrim të pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela, ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020.
Gjithashtu, Bitri akuzohet për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.
Ai akuzohet edhe për dhunën e ushtruar kundër shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), ish-bashkëshortes së avokatit të arrestuar Alban Bengasi, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal. Bengasi kishte porositur dhunimin e ish-bashkëshortes, si edhe më pas ekzekutimin e saj, por grupi i drejtuar nga Dumani nuk kishte pranuar.
Bitri akuzohet gjithashtu edhe për “cjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
/a.r