Historiani Auron Tare u shpreh se thjeshtëzimi i historisë së Shqipërisë gjatë dhe pas luftës është shumë i keq.
Ai tha se ashtu sikurse në Francë dhe Itali, edhe në vendin tonë janë bërë ekzekutime pas marrjes së pushtetit pas lufte.
Tare: Simpliciteti i shpjegimit të historisë është shumë i keq. historia jonë vazhdon me metodën komuniste dhe nuk ka ngjyra. Nuk mund të fillosh me terrorin e komunizmit dhe ngjarjet e 1944, është gabim sepse duhet parë konteksti historik.
Edhe në Itali dhe Francë janë ekzekutuar pas marrjes së pushtetit. Ka pasur shumë partizanë me probleme. Por duhet të flasim për kontekstin e kohës, sepse në flasim për ata që u pushkatuan ishin totalisht të pafajshëm, atëherë kush shkoi në Romë tek Viktor Emanueli. Këta njerëz ishin.
/e.d