Tronditëse janë pamjet nga Filipinet që po qarkullojnë në internet dhe tregojnë abuzimin seksual të fëmijëve nga prindërit e tyre. Në videon e tmerrshme të transmetuar nga BBC, prindërit filmojnë fëmijët e tyre duke u abuzuar dhe i shesin pamjet në internet, duke lënduar trupa dhe shpirtra për disa dollarë.
Bastisja e natës e policisë në një kasolle brenda një varreze në Manila nxjerr në dritë dramën e tre fëmijëve të vegjël. Një djalë dhe dy vajza abuzohen seksualisht nga nëna e tyre para kamerave të celularëve. Njëzet dollarë paguante çdo herë një pedofil nga Australia dhe nuk ishte i vetmi.
Gruaja komunikoi me “klientë” në Amerikë dhe Evropë duke u dërguar atyre pamjet e tmerrshme të abuzimit në internet. Fëmijët do të dërgohen në këtë strehë për të miturit e dhunuar. Atje mjekët dhe punonjësit socialë do të përpiqen të shërojnë plagët në trupin dhe shpirtin e tyre.
Maria 10-vjeçare dhe dy vëllezërit e motrat e saj më të vegjël janë ndër fëmijët e pritur tashmë në institucion. Sot ata po lexojnë përrallën e Hirushes, para kamerës së BBC-së dhe aventura e saj u duket e njohur .
Këta 3 fëmijë u nxorën me nxitim para kamerës nga nëna, babai, tezja dhe xhaxhai i tyre. Llogaritë e tyre merrnin remitanca nga Britania dhe Zvicra.
Programi i institucionit katolik përfshin këtë dhomë të veshur me shkumë ku fëmijët mund të shfryjnë zemërimin e tyre pa u lënduar. Situata është përkeqësuar gjatë pandemisë – për disa familje abuzimi i fëmijëve ishte e vetmja e ardhur e tyre, thonë punonjësit socialë.
Hapat janë të vegjël dhe të vështirë, faza tjetër që fëmijët të fitojnë besim dhe ekuilibër janë artet marciale. Organizata u themelua në vitin 1974 nga një prift irlandez për të mbrojtur fëmijët nga turizmi seksual dhe abuzimi.
Unicef-i vlerëson se një në pesë fëmijë në Filipine – që janë 2 milionë fëmijë – janë në rrezik të bien viktimë e shfrytëzimit seksual, i cili është bërë endemik në lagjet e varfëra.