Ish-deputeti i Parlamentit Evropain Nigel Farage ka reaguar ashpër pas festës së ‘çmendur’ të shqiptarëve në Londër për 110-vjetorin e Pavarësisë.
Farage ka bërë retweet një postim të klerikut Clavin Robinson, në Tweeter, i cili shkruan “Nuk është një pushtim”, duke e komentuar: “Kjo gjë po ndodhte natën e kaluar në Londër. Zot n’a ndihmo”.
110 vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët e Londrës kanë zgjedhur t’i japin vëmendjen maksimale, teksa janë mbledhur në rrugët e Londrës duke brohoritur dhe kënduar me flamujt kuq e zi. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë vit ata kanë festuar duke xhiruar me makina luksoze.
Siç shihet edhe në videot e publikuara nga media britanike DailyMail, dhjetëra Audi, Range Rovers dhe Porsche 4×4 bllokojnë trafikun rreth ëestministerit, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.
Burra dhe gra, shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre, teksa në një video shihet edhe një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë rreth 120,000 dhe 160,000 £.
Atmosfera duket se është ndezur më shumë, teksa janë hedhur edhe fishekzjarre, nën shoqërinë e borive të makinave luksoze për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.
Në pamjet e siguruara nga media britanike, Daily Mail shihen gjithashtu vajza të reja të cilat kërcejnë në rrugë këngë popullore shqiptare te veshura me kostumin tradicional.
/e.d