Një ndër emrat e njohur të gazetarisë së viteve ’80 Arshin Xhezo, ka ndërruar jetë dje, pas një ataku kardiak, në moshën 69 vjeçare. Xhezo ka qenë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” në momentin kur ajo nisi të botojë shkrime dhe materiale që reflektonin një hapje graduale ndaj problematikave të mëdha që kalonte Shqipëria e 30 vjetëve më parë.
Pas rënies së regjimit, Xhezo u mor kryesisht me kritikë letrare dhe me publicistikë.