Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Katar 2022 teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin 2-0.
Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes.
Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë.
Por, është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes.
Marka e famshme, Adidas që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.
/s.f