Autori të shtënave me armë në selinë e Partisë Demokratike në Kurbin ra në pranga pas një arratie të shkurtër.
Ndërkohë, burime bëjnë të ditur edhe arsyen e sherrit që degradoi në përdorimin e armës.
Autori i të shtënave, Van Rica mbështeste Edmond Shkozën në primare, ndërsa nënkryetari i degës, Kastriot Marku kishte ndërruar disa herë kandidatin që mbështeste dhe nga këtu filloi konflikti. Edhe Marku fillimisht kishte mbështetur Skozën, por kjo gjë ndryshoi më pas.
Ngjarja ndodhi në zyrat e PD në Kurbin gjatë një takimi formal për zgjedhjen e kandidatit që do t’i përfaqësojë demokratët në zgjedhjet lokale.
Gjatë takimit, Rica qëlloi me armë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Rica akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
/a.r