Anëtari i PD në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtare i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Konflikti ndodhi gjatë një takimi të kandidatëve të primareve me kryesinë e Partisë Demokratike në Kurbin.
/a.r