‘Rithemelimi’ nuk heq dorë për të zhvilluar protestën në 6 dhjetor të Kryeministria, ndonëse atë ditë në Tiranë do të mbërrijnë në Tiranë të gjithë liderët europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Tritan Shehu tha se kjo protestë do të zhvillohet si të gjithë protestat e kaluara përpara Kryeministrisë, duke i kthyer edhe përgjigje Bashkisë së Tiranës që i ofroi sheshin ‘Skëndërbej” për të zhvilluar protestës. Shehu tha se Bashkia nuk duhet të përfshihet.
“Partitë vetëm njofton për orën dhe vendin dhe vetëm kaq, ndërsa Bashkia kot përzihet me këto gjëra, protesta do bëhet aty ku është bërë, nuk do jetë vetëm protestë, por edhe mikpritje ndaj liderëve Europian. Do jetë përballë kryeministrisë”, tha Shehu në Report Tv.
Ai është ndalur edhe në vendimin e Enkelejd i Alibeajt për të dalë me kandidatë të tyre në zgjedhjet vendore të 2023. Sipas Shehur, ato kandidatë nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike, por janë të pavarur.
“Lejohen dhe kandidat të pavarur, të gjithë kanë të drejtë, s’ka nevojë ta fusë as Alibeaj e a Alimani, nuk ka asgjë, le të kandidojnë si kandidat të pavarur. Të mbledhë firmat, nuk ka asnjë element që më shqetëson”, u shpreh ai.
Në fund, pati edhe një koment mbledhjen e përbashkët mes 2 Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, duke thënë se është një fasadë e kryeministrit Edi Rama për të “mbuluar hallet që ka në vendin e tij”.
“Rama u paraqit vetëm me fishekzjarrë dhe kërkoi që ta përdorte këtë që nga problemet e mëdha që i ka shkaktuar Kosovës, nga të mbajturit anën e Serbisë nga të gjitha problemet, në atë që u bë pjesë e Ballkanit të hapur që tashmë është në varrosje e sipër, se është një iniciativë e Serbisë, roli i Ramës ka qenë tërësisht negative dhe ai takim i djeshëm nuk mund ta lajë dot, fasadë për të fshehur marrëdhëniet e vërteta mes 2 vendeve”, përfundoi Shehu në Report Tv./m.j