Senati amerikan ka votuar unanimisht në favor të sanksioneve më të ashpra kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje ndaj testeve të fundit bërthamore dhe raketave.
Ky vendim synon të ndalojë Phenianin që të mos përhapë armët apo të abuzojë më tej me të drejtat e njeriut.
Sot, punëtorët e Koresë së Jugut janë tërhequr nga parku industrial që drejtohet bashkërisht nga dy Koretë.
Tërheqja e punëtorëve u bë pasi të mërkurën Seuli pezulloi operacionet dhe projektet në parkun industrial Kaesong.
Seuli tha se Koreja e Veriut po e përdorur parkun industrial për të financuar zhvillimin e projekteve të saj bërthamore dhe të raketave.
Kaesong është pika e fundit e mbetur e bashkëpunimit midis dy Koreve dhe burimi i fundit i parave për veriun komunist.