Festimet për 110 vjetorin e Pavarësisë kanë “pushtuar” ditën e sotme gjithë trevat shqifolëse.
Vendi ynë mori urime të shumta nga shumë vende e organizata ndërkombëtare.
Së fundmi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në qiellgërvishtësen gjigande.
Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.
“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa. Gjithashtu në sfond gjatë videos, ata kanë vendosur edhe himnin kombëtar shqiptar./m.j
#برج_خليفة يحتفي باليوم الوطني لـ #ألبانيا@BurjKhalifa pic.twitter.com/Ip600tL9rk
— صحيفة البيان (@AlBayanNews) November 28, 2022