Një ukrainas dhe një hungarez, përkatësisht 37 dhe 42 vjeç janë arrestuar me akuzën për pastrim parash.
Ata iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare të Preshevës.
268 mijë euro u gjetën brenda mjetit tip “Volkswagen Tuareg”. Paratë ishin fshehur në dyshemenë e makinës, poshtë tapicerisë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.
/s.f