Një oficere e Policisë Metropolitane në Londër, është pezulluar nga puna pasi krijoi një llogari në OnlyFans (faqe për të rritur), ku e quante veten “oficere e prapë”. Tani ajo po përballet me një seancë disiplinore.
Sam Helena, e cila ka postuar një sërë fotografish provokuese dhe gjysmë të zhveshur në llogarinë e saj në Instagram, është vetëquajtur si ‘Vajza e mirë u bë e keqe”.
Helenës iu tërhoq vëmendja nga kolegët e saj pasi publikoi në Tetor të 2020 një foto ku shihej e veshur provokuese me stemën e policisë në fustanin e saj.
Ajo ka neglizhuar këshillat dhe ka postuar rregullisht foto erotike me të brendshme dhe veshje të tjera provokuese. Helen u pezullua nga detyrat e saj javën e kaluar nga eprorët, ku më pas u largua nga posti i saj sipas The Sun.
Por pavarësisht largimit, Helena ende mund të përballet me një dënim për sjellje të pahijshme. Drejtoria e Standardeve Profesionale të Met është duke hetuar.