Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo shprehet se BE mbetet e përkushtuar plotësisht për të mbështetur Shqipërinë tani që ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën e saj drejt BE-së.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur vendin për ta bërë realitet ëndrrën e popullit të tij”, shkruan Hohmann.
/a.r