Bayern i Munihut u kalifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores 3-0 në fushën e Bochumit. Skuadra e ligës së dytë luajti shumë fort në pjesën e parë dhe humbi një rast të pabesueshëm, ndërkohë që bavarezët luajtën qetë, në pritje të rastit. Sapo iu dha mundësia, Lewandowski shënoi golin e parë, ndërkohë që pak para pushimit Muller humbi një penallti, ndërsa Bochum mbeti me dhjetë lojtarë.
Në të dytën, bavarezët ishin dominues dhe humbën disa raste gjithashtu të pabesueshëm me Robben e Costa, megjithatë shënuan Alcantara e përsëri Lewandowski.
Bayern bashkohet në gjysmëfinale me Hertha Berlin, fituese 3-2 në fushën e Heidenheimit, dhe Borussia Dortmund e Werder Bremen që fituan dje, gjithashtu në transfertë.