Nga Elisa Spiropali
Thuhet se politikanët drejtojnë botën sic e njohim. Ata ndërtojnë ose shkatërrojnë fate njerëzore, begatojnë ose varfërojnë, vizatojnë harta qytetesh dhe shtetesh, bëjnë paqen dhe luftën.
Por ka një racë tjetër njerëzore të heshtur dhe të qetë që bën më tepër se politikanët e zhurmshëm.
Janë Poetët.
Një nga ata, një nga më të mëdhenjtë e Shqipes, një këngëtar i madh lirik me jetë epike, ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve rreth një fakti gjeografik dhe historik me rëndësi themelore:
“Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”.
Këto vargje janë shkruar nga Lasgush Poradeci, një qytetar i madh evropian, që pothuaj një shekull më parë, jo me penel, por me fjalë, vizatoi hartën e vërtetë të Shqipërisë, asaj Shqipërie mes të cilës udhëton lumi Drin.
Më lejoni t’i drejtohem kësaj salle të nderuar me shqiptarë që banojnë “knejna” dhe “anejna” Drinit jo si kufi që ndan dy shtete, por si lumë që rrjedh mes të njëjtit vend.
Të dashur kolëgë,
Kjo qeveri dhe Kryeministri i saj janë optimistë për Fatin e Shqipërisë. Ne jemi optimistë edhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen kundër nesh. Siç ndodhi me tërmetin shkatërrimtar te nëntorit 2019, apo me pandeminë e Covidit, e siç po ndodh edhe tani me krizën botërore të luftës në Ukrainë.
Ne besuam, shpresuam, punuam, dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida.
Por kryesore për ne ka qënë, dhe do të jetë, ngulmimi i pandërprerë për t’u vendosur me dinjitet në hartën e Evropës si dy shtete krenare, ku jo vetwm shqiptaret, por tw gjithw, pavarwsisht prejardhjes, tw ndihen nw shtwpi tw tyre.
Askush në këtë sallë nuk ka vetëdijen më të plotë mbi përmasat e vërteta të marrëdhënies Kosovë-Shqipëri-Evropë se kryeministrat shqiptarë.
Dhe askush tjetër si ta, nuk ka gjithashtu detyrimin për të kujtuar se pothuaj tre dekada më parë mes nesh kishte një mur të ngurtë Berlini në formë lumi rrjedhës që ruhej nga çizmet jugosllave.
Më pak se një brez njerëzor më parë, nga Morina vinin karvanët e refugjatëve të luftës, vinte tragjedia dhe dhembja, lufta për ta gjetur, dhe gjetur, bukën, kripën dhe zemrën e bardhë shqiptare, ndërsa sot kalojnë lirisht qytetarë që i bashkon gjaku, dasmat, idetë, projektet, bizneset, dhe shpresa për t’u bërë së bashku sa më shpejt qytetarë të flamurit me shumë yje të BE-së.
Dje, gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit, ndihma e parë për Shqipërinë erdhi nga Kosova.
Vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë për pandeminë në Kosovë.
Sot, dy republikat tona janë nën agresionin që vjen nga kufijtë më lindore të Evropës.
Bombat që bien në Kiev e kudo në Ukrainë, shpërthejnë njëlloj edhe në Tiranë e Prishtinë, njelloj si në Londër e Paris, Berlin apo në Romë. Ndaj dhe përgjigja jonë duhet të jetë, dhe është, e përbashkët.
Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e partneritetit për paqe, që i pararend anëtarësimit të plotë në NATO. Kryeministri Rama ftoi edhe ato vende që ende nuk kanë njohur Republikën e Kosovës ta vlerësojnë qëndrimin e njehsuar të saj me BE-në në lidhje ne agresionin rus në Ukrainë, si deshmi e plotësimit të detyrës se saj. Kjo, edhe pse Ukraina ende nuk e ka bërë njohjen formale të këtij realiteti të ri gjeopolitik në rajon e Evropë.
Shqipëria ka ndërmarrë një iniciativë diplomatike dhe politike për të zhbërë shkakun e lig që kërkoi të sjellë dhe po sjell pasoja të rënda politike e njerëzore për Kosovën dhe Shqipërinë duke hedhur hije dyshimi për luftën që solli paqen në rajon. Kundershtimi ynë për raportin e Dick Martyt dhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një vijim logjik i kundërshtimit tonë edhe një dekadë më parë.
Parlamenti ynë votoi me një shumicë absolute rezolutën që denonte atë raport, si dëshmi e bindjes sonë se akti i 2011-ës ishte një farsë, një hakmarrje primitive e frymëzuar nga revanshi i atyre që pasi u mundën në luftë, kërkonin ribërjen e asaj rezolute në kushtet e paqes, pra duke tentuar të kthejnë kokëposhtë të vërtetën, duke shndrruar në kriminelë heronjtë e luftës çlirimtare të një populli të tërë, dhe kriminelët e luftës në viktima.
Në historine tone kemi pasur e vazhdojmë të kemi nje raport problematik mes heronjve, tradhetareve dhe clirimtareve.
Ne mënyrë të paarsyeshme, deri absurde, duke e gjykuar te djeshmen nga kendveshtrimi i interesit te dites, shpesh kemi ngritur monumente të gabuar dhe kemi shembur piedestalet e duhura.
Ka nje emer per te cilin ka nje konsensus te gjere politik, historik, por dhe kulturor: Ismail Qemali dhe akti i tij sublim i ngritjes se flamurit 110 vitë më parë, eshte nga ato momente te rralla qe gjithe shqiptaria i blaton mirenjohje. Pa 28 Nentorin e tij, sot nuk do te kishte Shqiperi dhe as Kosovë. Ai u dha shqiptarëve shtetin dhe flamurin e Kastriotit, ai u dha shqiptareve flamurin krenar te shtetit te tyre dje, dhe ishte gjithashtu fillesa kombetare e zgjimit në të dy anët e Drinit. Fjalët e atyre që asokohe e shpallën tradhëtor i mori era. Vepra e tij, Shqipëria e lirë dhe e mosvarme, edhe pse e cungët, rroi.
Motra dhe vellëzër, të nderuar kolegë,
Shqipëria është një nga ato vende të Evropës që duke e vuajtur me dhjetra vite, e ka njohur mirë se cfarë është izolimi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria është nje nga avokatet më të zëshme të Kosovës per liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë absurde sesi vazhdon ende të qëndrojë në këmbë regjimi i vizave. Sesi është e mundur që në Kosovë ata që sot kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht kur ishin nën pushtimin e ish-Jugosllavisë, ndërsa nipërit e tyre, të lindur në lirinë që sollën bashkarisht SHBA, BE, NATO dhe gjithe perendimi, janë të dënuar ta kalojnë jetën në izolim.
Shpresojmë te ndryshojë shpejt. Shpresojmë të ndodhë menjëhere!
Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën.
Por në Ballkan është vështire të thuhet fjala kurrë. Erëra të ftohta po fryjnë.
Forca të kundërta me aspiratat progresive të Evropës dhe vendeve të rajonit tonë, po hungërijnë si ujqër të uritur.
Paqja nuk është kurrë një ekuiliber i qëndrueshëm. Paqja ka kosto. Për paqen duhet dhe vlen të luftohet.
Dialogu Kosovë Serbi është e vetmja rrugë që do t’i jepte një shans paqes jetëgjatë në këtë skaj të Evropës.
Shqipëria është me ju, është në krahun tuaj.
Dua të përmend një fakt domëthënës: Marrëveshjet, memorandumet e mirekuptimit dhe protokollet zbatuese mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrin 200.
Ato përfshijnë të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore nga arsimi tek tregtia, nga fusha e rendit, sigurisë, mbrojtjes tek drejtësia dhe politika e jashtme. Nga energjia dhe transportet tek, kultura dhe sporti, çka dëshmon për intensifikim konkret dhe angazhim serioz të dy vendeve tona.
Ne të gjithë duhet të dëshmojmë qartë dhe vendosmërisht vullnetin politik, vullnetin e përbashkët të shqiptarëve këtej dhe andej Drinit.
Shpejt, në të dy brigjet e Drinit do valavitet edhe një flamur, flamuri i Europës, flamuri me shumë yje e me ngjyrë qielli.
Për ne shqiptarët kjo nuk është thjesht një zgjedhje mes disa të tjerave.
Për ne kjo është e vetmja zgjidhje.
Rruga është e lirë.
Mjafton të ecim mbi të.
Na ndihmon në këtë rrugë metafora gjeniale me krushq të ngrirë e tjetrit Poet e Shkrimtar, Kadaresë tonë të madh.
Me siguri do ia arrijmë
Tashmë krushq të ngrirë s’ka.
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! Gëzuar Kosovë!
Shkruhet “kolegë” e jo “kolëgë” me “ë” në mes sikunder gabimisht e keni renditur…..