Analisti Ben Andoni thotë se në Kosovë ka rënë ndjeshëm entuziazmi për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Andoni u shpreh se Kosova në brendësi nuk e vlerëson më Shqipërinë si vendi amë, por i pëlqen të identifikohet më së shumti me shtetin e vet.
“Më vjen keq ta them por Kosova në brendësi nuk është se e vlerëson më Shqipërinë si vendi amë. Në vitet fill pas lufte ishin më shumë se 80 për qind që donin bashkimin gati automatik me Shqipërinë. Tani kjo përqindje ka rënë jashtëzakonisht.
Me keqardhje e them se kosovarët nuk e kanë atë entuziazmin e dikurshëm për bashkim. U pëlqen më shumë identifikimi me pjesën e së tyre shtetërore”, tha Andoni.
/s.f