Qeveria miratoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë që thuhet se do të hetojë korrupsionin në nivele të larta. Por veç korrupsionit, kjo strukturë parashikohet të hetojë edhe 8 vepra të tjera penale në nivele të larta, raporton Top Channel.
Në to përfshihen ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimi detyrës, fshehja dhe deklarimi i rreme i pasurisë, korrupsioni në tendera, pastrimi parave, përfshi shitjen e informacioneve sekrete, si duket nisur nga zhvillimet e muajve te fundit, kur funksionarë të policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sekrete kanë nxjerrë informacione që më pas kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të elementeve kriminale.
Nëntë fusha ku do të hetojë BKH:
1 – Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
2 – Shpërdorimi detyrës
3 – Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti
4 – Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave
5 – Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tender apo ankande publike
6 – Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
7 – Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar
8 – Zbulimi akteve ose të dhënave sekrete
9 – Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve
TCH